English

Samsung Galaxy S3 përballet me vonesa

Konsumatorët që kanë porositur telefonin e tyre Samsung Galaxy S3 po përballen me vonesa në marrjen e telefonit të tyre.

Kompania e Koresë së Jugut ka njoftuar se ka hasur disa probleme në teëefonat ngjyrë blu ku dhe më tepër ishte bërë porosia.

Pajisja në dispozicion doli në shitje në Britani të Madhe dhe 27 vende të tjera evropiane dhe në ato të Lindjes së Mesme.
"Samsung's Galaxy S3 versioni blu vjen rishtaz me një ngjyrë të re dhe me një mbështjellje hyperglaze mjaft cilësore.
Vodafone - e cila ka një marrëveshje ekskluzive për të shpërndarë modele 32GB në Britani të Madhe për një kohë të kufizuar - vuri në dukje se ajo mund të marrë deri në katër javë për konsumatorët që të kenë në dorë modelin e ri.

Samsung ka thënë se pret që S3 të kalojë shitjet e S2. Ai është planifikuar të dalë në 145 vende deri në korrik.

KOMENTE