Vajzat e pafajshme tepër të reja janë duke u rrëmbyer madje dhe me dhunë duke i detyruar të martohen me meshkuj tepër të mëdhenj dhe që janë të sëmurë me HIV.
Arsyeja qëndron në mitin e tyre që "Nëse kryen seks me një virgjëreshë sëmundja zhduket".
Një hetim në zonat rurale Kepi Lindor, të Afrikës së Jugut zbuloi se si fëmijët vajza 12 vjeçare, janë nën presion për dasma të parakohsshme.
CNN zbuloi se si tradita në Ukuthwala, e përkufizuar me slloganin "to pick up or to take" është përdorur si një justifikim për të justifikuar rrëmbimin.
Madje CNN zbuloi se një pjesë e martesave ishin të bëra dhe me dëshirën e prindërve pasi kishin marrë si këmbim para apo ndonjë pronë tjetër qofte dhe një pulë, për të rregulluar mirëqënien ekonomike.
Nombasa Gxuluwe, e lindur dhe e rritur në këtë zonë ia kishte dedikuar jetën t'i edukonte këta njerëz për të hedhur poshtë idenë se martesa me një të virgjër të heq sëmundjen.
Dokumentari tregon raste të shumta por ndërkohë dhe punën që disa qendra rehabilitimi dhe këshillimi të specializuara janë duke bërë atje edhe pse hasin vështirësi të shumta në komunitet.