Kësaj i thonë që të kthehet Shqipëria njëlloj si në vitet pas çlirimit. Përveç sëmundjeve infektive që ekzistonin atëherë janë shtuar dhe të tjera që vijnë si rezultat i evolucionit të jetës dhe lëvizjes së lirë të njerëzve. Mjekët infeksionistë japin alarmin për shtimin e sëmundjeve infektive në vend, që përhapen nga mushkonjat si encefeltiet, ethet hemoragjike, apo dhe sëmundje të tjera infektive seksualisht të transmetueshme.
Ndaj me ardhjen e të nxehtit sidomos në këtë stinë njerëzit të bëjnë kujdes nga pickimi i mushkonjave dhe të mos neglizhojnë aspak nëse shohin shenja pickimi që japin simptoma të tjera por duhet të kontaktojnë menjëherë me mjekun