English

Kanali i Pojanit në Fier i mbuluar me peshq të ngordhur

Një krim makabër do ta quajmë ngjarjen e ndodhur në kanalin e Pojanit në Fier.

Sipërfaqja e këtij kanali është mbuluar me dhjetra kuintalë peshq të ngordhur.
Lumi ishte mbushur me peshq të ngordhur dhe sipas banorëve shkak për këtë situatë është bërë hedhja e pesticideve të shumta bujqësore në rrjedhën e lumit.

Por banorët shkojnë dhe më tej duke thënë se ka mundësi që gjatë natës të jetë hedhur një lloj helmi bujqësor, i cili zhduk jo vetëm peshqit, por një rrezik i madh kanoset për qytetarët pas konsumimit.

Ekspertë të policisë kanë mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkakun e ngordhjes së peshqve dhe llojin e helmit që është përdorur.

KOMENTE