English

Kanceri i gjirit lidhet dhe me netët e punës

Sipas një studimi të ri gratë që punojnë me turne kanë më tepër shans të sëmuren nga tumoret e gjirit.

Ekspertët besojnë se një hormon në trup që potencialisht shkatëron tumoret mund të jetë ndërprerë nga ekspozimi i vazhdueshëm në dritë gjatë natës.

Studimi i fundit, i mbështetur nga Shoqëria daneze për kancerin, përfshiu më shumë se 18,500 gra që punonin me turne.
Hulumtuesit kanë qenë në gjendje të kontaktojnë 210 gra nga një total prej 218 që ishin me kancer në gji në mes 1990 dhe 2003 dhe që ishin ende gjallë në vitin 2005/06.

Dhe ato gra që ndërronin turnin vazhdimisht akoma më shumë mundësi paraqitnin për rrezikun e tumorit të gjirit deri në 40 përqind më shumë.

Ekspozimi në dritë natën pengon prodhimin e melatoninës, e cila prodhohet nga gjëndra pineale në tru midis orëve 9 pasdite dhe deri në 8 të mengjesit.
Melatonin, një hormon i cili dikton ciklet natyrore që qeverisin modelet e gjumit, ndihmon në shkatërrimin e tumoreve.
Por mjeku Rachel Greig, i kancerit të gjirit tha përsëri se puna me turne kombinohet dhe me faktorë të tjerë si dietë e varfër dhe jo stërvitje, ku të gjitha bashkë shfaqin tumoret.

KOMENTE