Mijëra njerëz u grumbulluan në San Francisco pikërisht ne ura Golden Gate Bridge të dielën për një festë spektakolare të ditëlindjes së 75-të historike të saj.
Por, një prani më pak të gëzueshëm në festimet ishte pamja e 1.558 këpucëve që përfaqësojnë ata që kanë vrarë veten duke u hedhur nga ura për shkaqe të ndryshme.
Ky përkujtim u organizuara nga Bridge Rail Foundation një organizatë e përkushtuar për të ndalur hedhjet vetëvrasëse nga ura.
"Është një simbol i thellë dhe serioz pasi ky problem ekziston," tha zëdhënësi Paul Muller. "Ne jemi ende duke humbur 30 deri në 35 njerëz në vit që hidhen nga ura.
Në darkë përvjetori i urës është shoqëruar me fishekzjare spektakolare të cilat krijuan një pamje të mrekullueshme gjatë shpërthimit të tyre.