Burime të policisë bëjnë të ditur se kanë arrestuar një efektiv të Gardës së Republikës i cili dyshohet të jetë autor i veprës penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese.
25-vjeçari Ilirjon lindur në fshatin Derjan Mat dhe banim të përkoshëm në Tiranë dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion një vajzë 15 vjeçe në disa motele të Tiranës ku më parë ka pasur një lidhje dashurie mes të dyve dhe më pas nën kërcënim ai e ka shfrytëzuar atë si prostitutë.
Kallëzimi ka erdhur nga vetë vajza e cila bëri kallzim penal për të dhe sipas saj ajo shpjegoi dhe rrethanat e fillimit të këtij shfrytëzimi ku baza ishte një lidhje dashurie e cila përfundoi më pas në një shfrytëzim prej 5 muajsh si prostitutë.
Ndërkohë materialet proçeduriale në ngarkim të tij, ju kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.