English

Kuvendi miraton projektligjin për peshkimin

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Kuvendi nisi sot punimet e seancës plenare ku u shqyrtuan dhe më pas u miratuan dy projektligje të rëndësishme, përkatësisht, projektligji “Për ratifikimin e Konventës së Hagës “Për rivendosjen ndërkombëtare të detyrimit ushqimor ndaj fëmijëve dhe formave të tjera të mbështetjes për anëtarët e tjerë të familjes” si dhe projektligji “Për peshkimin”.

Gjatë seancës u shqyrtua dhe miratua edhe projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë të KKRT-së për vitin 2011”.

Seanca miratoi ditën e hënë, dt 04.06.2012, ora 10:00, si ditën ku do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.

Më pas, seanca vijoi punimet me diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

KOMENTE