English

15 vjeçarja aborton me lejen e mësuesve dhe jo të prindërve

Mësuesit i kanë dhënë ndihmën e tyre një vajze 15 vjeçare për të realizuar abortin e saj.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën në Salford, Greater Manchester ku stafi i shkollës vendosi që t'i jepte lejë vajzës për të kryer abortin, ndërkohë që më parë ajo e kishte verifikuar që ishte shtatzënë.

Por stafi i shkollës përkrahu mendimin e saj për të mos u treguar prindërve, të cilët e morën vesh pasi ajo kishte bërë abortin.
Ligji thotë se mësuesit, mjekët dhe infermierët mund të ofrojnë këshilla apo trajtime seksuale - duke përfshirë një abort - për fëmijët pa u thënë prindërve të tyre për aq kohë sa fëmija konsiderohet i pjekur mjaft, për të marrë vendimin.

Këshilltar John Marry, kryetari për shërbimet për fëmijët dhe të rinjtë në Salford, tha: "Nuk janë udhëzime shumë të qarta dhe të rrepta kombëtare për shkollat ​​për të ndjekur në këto situata.
"Këto udhëzime janë në interesin më të mirë të fëmijës dhe u pasuan saktë në këto rrethana".
Në vitin 2009, 2,366 vajzat nën moshën 18 vjeç në Greater Manchester mbetën shtatzënë. Shifrat e abortit në moshë të re sa po vijnë dhe rriten, madje shumica e tyre nuk bëhen pishman për seskin në këtë moshë por për faktin se nuk janë të pjekura për pasojat që mund të kenë.
"Kur prindërit lënë fëmijët e tyre në derën e shkollës, ata kanë një besim të nënkuptuar se ky institucion do të veprojë në interesin më të mirë të fëmijëve të tyre, pa i lënë ata jashtë ekuacionit shprehet Michaela Aston, oficee i lartë arsimimi.
Simon Blake OBE, shefi ekzekutiv i Bruk, i shëndetit seksual të të rinjve tha se shkolla Salford kishte vepruar si duhet.

KOMENTE