Britania sot ka festuar 60 vjetorin e mbretërimit të Mbretëreshës Elizabeth II, duke u cilësuar një nga ngjarjet më të rëndësishme në Angli.
Një organizim spektakolar ku mijëra njerëz kishin dalë për të festuar mbretërimin e saj dhe për të marrë një foto nga afër të mbretëreshës së tyre.
Ajo kishte veshur veshje të bardhë të stolisur me argjend stiluar nga Angela Kelly.
Parada Diamond Jubilee ishte një ndër paradat më spektakolare që Anglia kishte organizuar në 350 vitet e fundit të saj për faktin se për herë të parë merrnin pjesë 1000 anije të vogla që qarkullonin në lumin Thames.
41 të shtëna me armë përshëndetëse u lëshuan nga Kulla e Londrës për të festuar 60 vjet të Mbretëreshës në fron, ndërsa mijëra njerëz brohorisnin në brigjet e lumit Thames, pavarësisht motit me lagështi.