English

Dirk Kuyt lë Liverpulin dhe shkon në Fenerbahçe

Klubi turk Fenerbahçe ka nënshkruar kontratën me sulmuesin Dirk Kuyt nga Liverpool.
Hollandezi ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare, pasi kaloi gjashtë vjet në Merseyside.
31-vjeçari nënshkroi për Reds në vitin 2006 nga Feyenoord dhe e bëri më shumë se 250 paraqitje për klubin Anfield, duke shënuar 71 gola.
"Gjithkush do të donte të uroj Dirk një të ardhme të ndritur duke falënderuar atë për kontributin e tij në klub," tha një deklaratë e Liverpool.
Kur ai nënshkroi për Reds, Kuyt ka thënë: "Për mua, Liverpuli ka qënë klubi që unë kisha ëndërruar".

Ish sulmuesi Utrecht është aktualisht në detyrë me kombëtaren e Hollandës ku ndërkohë është duke u pregatitur për ndeshjen e të shtunës kundër Danimarkës për Euro 2012.

KOMENTE