Këngëtari dhe Raperi i vetëm shqiptar Indrit Murati(Problemi) i cili mori pjesë në festivalin “Çelesi Muzikor 6″ me një hip hop-baladë me titull "Kthehu Ti" shprehet se prapa skenës është bërë një pazar i pistë për të fituar çmimet që do të ndaheshin nga organizatoret e këtij konkursi, duke qënë se në youtube kënga e tij ishte kënga e dytë me shumë shikime se të gjitha këngët e tjera dhe ndërkohë asnje cmim nuk ju dha kësaj kenge. Kur thuhej kategoria e cmimit kengetari fitues nisej drejt skenes pa ju permendur akoma emri ndonese ne nominim mund te ishin edhe te tjerë, ç'ka tregon që çmimet ishin të paracaktuara.
Ai shton gjithashtu se me kontradiktorja ne kete festival ishte se nje kengetare së ciles ai nuk i nxjerr emrin, u shpall si me e votuara e publikut por çuditerisht nuk e mori ajo cmimin e pare meqenese siç thuhej nga spektakli çmimet jepeshin sipas votave. Çmime fituan vetem miqtë e organizatoreve te festivalit dhe produksionet e miqve te festivalit.
Problemi, kengetari nga Shqiperia i nominuar per best Hip Hop i cili ishte i dyti me i klikuari ka shperthyer ne polemika dhe akuza ndaj festivalit Celsi Muzikor 6 duke shprehet se zoteron disa fakte qe vene me te vertet ne dyshim çmimet e ndara ne kete edicion. Ai shprehet se te vetmit kengetare qe meritonin çmime dhe i moren ishin Gold Ag dhe Zajmina, por çmimet i’u dhane edhe disa kengetareve qe kendonin me çmime te cilat ishin paracaktuar, shprehet Problemi.