Pyetje dhe shqetesim ka shkaktuar shfaqja e dhrahmise në listat e këmbimit valutor të Agjencisë më të madhe të lajmeve të biznesit dhe tregut financiar Bloomberg.
Greqia kritikoi ashpër të premten një test të paparashikuar të dhrahmisë të kryer nga Bloomberg e cila si pasojë solli luftën nga frika e një pakujdesie greke dhe një dalje të mundshme nga zona e euros.
Dje në terminalet e saj është shfaqur kodi i transaksionit për "dhrahminë greke" me shenimin - post euro, duke shkaktuar thashetheme ndërkombëtare.
Bloomberg shpjegoi në një deklaratë se ajo nuk ishte asgjë më shumë se një funksion i brendshëm i ngritur për të provuar në kontekstin e ushtrimeve të kryera të planifikimit të emergjencës në rrjedhën normale të biznesit.