English

Ka nisur takimi Berisha-Rama. Pas 5 vitesh ulen përsëri përballë njëri-tjetrit

Ashtu siç ishte lajmëruar kla nisur takimi midis 2 krerëve të partive më të mëdha Edi Rama dhe Sali Berisha. Një takim që i sjell përballë njëri tjetrit pas 5 vitesh përsëri.

Arsyeja e këtij takimi që uli pas 5 vjetësh 2 kundërshtarët më të mëdhenj ka qënë marrëveshja për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

Kryetari socialist Edi Rama e kishte kërkuar një takim të tillë që në fund të muajit prill, por kryeministri shmangu vazhdimisht një takim me zotin Rama duke mos e konsideruar të nevojshëm dhe duke preferuar bisedime në nivel të kryetarëve të grupeve parlamentare apo përmes kanaleve të tjera ndërmjetësuese, ndërkohë që mblodhi disa herë aleatët e tij.
Takimi i mbrëmjes së sotme zhvillohet gjithashtu pak përpara zhvillimit të raundit të dytë të votimit në parlament, nesër në orën 10.00.

KOMENTE