Madonna ka tronditur Tel Avivin Izrael me koncertin e saj ku mijëra tifoza ishin mbledhur për ta ndjekur nga afër.
53 vjeçarja me një shumëllojshmëri veshjesh ka harruar moshën e saj dhe përmes këngëve të saj ajo bëri thirrje për paqen dhe që]etësi në botë dhe në Lindjen e Mesme.
Koncerti i parë në Izrael hap turneun MDNA të Madonnës. Nëna e 4 fëmijëve u shpjegoi pse ishte pikërisht ky vendi i parë.
Jo paqëllim ajo u tregoi se gjaku jonë ka të njëjtën ngjyrë, kështu nuk ka arsye pse të mos jetojmë të gjithë në paqe, jo luftë, jo racizëm, por vetëm qetësi dhe paqe.
Ajo vazhdoi: "Nëse ka paqe këtu në Lindjen e Mesme, mund të ketë paqe në të gjithë botën. '
Madonna thuhet se ka dhuruar 580 bileta për shfaqjen e saj, anëtarëve të të dy kampeve të paqes izraelite dhe palestineze, por jo të gjithë e pranuan dhuratën bujare.
Koncerti nisi me guxim dhe me pistoletë duke u shfaqur në ekran të madh ndër-prerë me imazhet katolike para shpërthimit të yllit në skenë.