English

President konsensual, rezultati i takimit Rama-Berisha

Sapo ka përfunduar takimi Rama-Berisha të cilët sapo kanë dalë nga zyrat e Kuvendit.
Edi Rama sapo ka dalë nga dyert e kuvendit dhe nuk i është shmangur mikrofonëve të medias që prisnin përjashta.
Në pyetjet e shumta të gazetarëve lidhur se çfarë u diskutua ai u shpreh:

"Siguruam vijën tonë të qasjes, nuk kemi kushte, kemi vetëm dëshirën e mirë dhe vullnetin e palëkundur duke qenë përgjegjes dhe bashkëautorë që parlamenti duhet të bëjë. S'ka asnjë rezultat konkret por ka një bazë për të vazhduar me qetësi respekt reciprok që kjo çështje duhet zgjidhur, pasi raundet nuk janë aty për të folur dhe komunikuar, por janë që të bashkojë opozitën dhe pozitën në një zgjedhje konsensuale të presidentit."
Nuk duam njëanshmeri në vendosje, por duam qeë të kontribuojmë. Pra qeveria duhet të na japë mundesine të kontribuojme.
Për momentin qeveria qëndron te kandidatura e paraqitur, kurse ne nuk futemi në garë emrash, por jemi që të gjejmë dakordësi duke i dhënë presidentin e duhur Shqiperisë. Ne dëshirojmë që çështja të zgjidhet që nesër. Jemi në dispozicion për të bërë përpjekjet e perbashkëta, me të vetmin qëllim, t'i japim vendit presidentin konsensual për të gjithë."

Më pas për kamerat është shprehur dhe kryeminstri Berisha:

" Në këtë takim ne shprehëm qëndrimin dhe vendosmërinë e mazhorancës për një përpjekje dhe zgjidhje konsensuale ashtu si thotë kushtetuta e cila përcakton këtë zgjidhje si zgjidhje kushtetuese të tre raundave të para ku u bë një shkëmbim i hapur i mendimeve dhe pikëpamjeve për proçesin që ju e dini, që mazhoranca ka bërë hapat e veta, tërheqjet e veta, paraqitjen nga një fushë jashtë interesave të ngushta partiake duke u dhënë përparësi përpjekjeve serioze për një zgjidhje konsensuale me opozitën, ku besojmë se dhe opozita do të bëjë hapat e para.
Pra në këtë takim u shprehën qëndrimet, pozicionet, nuk erdhëm me një qëndrim konkret."
Ndërkohë nesër në Parlament është raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e Presidentit, ku priten përparime të tjera në drejtim të këtij problemi tepër delikat por dhe vendimtar.

KOMENTE