English

Arvizu takim me Ramën dhe Berishën

Pas dështimit të raundit të 2-të për zgjedhjen e presidentit, menjëherë ambasadori amerikan në Tiranë Aleksander Arvizu ka takuar kreun socialist Edi Rama dhe më pas kryeministrin Berisha në përpjekje për të gjetur presidentin konsesual që do të jetë i pranishëm për të dyja palët.

Takimet me dy krerët janë zhvilluar me dyer të mbyllura, por më pas në intervistë për median Arvizu ka theksuar:
“Raundi i tretë ka hapësira për 84 vota. Unë i kam ndjekur me vëmendje deklaratat e mbrëmshme të kryeministrit Berisha dhe kreut të PS-së Rama. Unë mendoj se Rama edhe PS-ja meriton vlerësim për arsyen se ata nuk insistojnë që kandidati të jetë i së majtës. Gjithashtu edhe PD-ja dhe kreministri Berisha meritojnë vlerësim që e ka bërë të qartë që ai po bën përpjekje që të prezantojë një kandidat që ai të ndihet komod që të punojë dhe nuk përfaqëson interesat partiake. Ata po përpiqen të nxjerrin një kandidat dhe besoj se duhet të inkurajojmë një kandiat”
Pra Arvizu vlerëson se të dy krerët e partive po përpiqen për të gjetur kandidatin e mundshëm dhe konsensual që i duhet vendit.

KOMENTE