English

Dështon raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit

Ka dështuar dhe raundi i dytë i vitimit në Kuvend lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

Seanca e sotme ka zgjatur vetëm 3 minuta dhe është mbyllur përsëri ku dhe kryetarja e Kuvendit zonja Topalli ka njoftuar mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për të përcaktuar edhe datën për raundin e tretë të votimit.

Në mbyllje ajo ka theksuar: “Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë votimi quhet i kryer. Njoftoj mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve pas një ore për të vendosur datën e raundit të tretë të votimit për presidentin e ri të vendit”

KOMENTE