English

Kur do të jetë raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit?

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, JozefinaTopalli u mblodh sot Konferenca e Kryetarëve për të caktuar datën e zhvillimit të raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.

Shumica e anëtarëve në Konferencë mbështetën propozimin që raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë të zhvillohet ditën e premte, dt 08.06.2012, ora 10:00.
Ky propozim nuk u mbështet nga anëtarët e opozitës, të cilët propozuan dy data për zhvillimin e raundit të tretë, ditën e hënë dt, 11.06.2012, ora 10:00 ose ditën e djelë, dt, 10.06.2012, ora 10:00.

Për mungesë konsensusi, Konferenca vendosi që zgjedhja e njërit prej këtyre propozimeve të bëhet sipas Rregullores së Kuvendit, në seancën e ardhshme plenare.

KOMENTE