Rreth 200 maturantë të shkollës së mesme "Themistokli Gërmenji" kanë protestuar në oborrin e shkollës duke kërkuar rishikimin e skemës së korrigjimit për provimin e maturës të lëndës së letërsisë.
Ata shprehen se autorët që ishin vënë nuk ishin zhvilluar apo studiuar gjerësisht gjatë programit mësimor.
Ata kanë organizuar një protestë para shkollës së mesme "Themistokli Gërmenji" dhe kërkojnë që hartuesit e kësaj teze të rishohin vlerësimin e saj përsa i përket notave për ta.