Fatos Nano pasi ka përshëndetur takimin e djeshëm Rama-Berisha, ka bërë njëkohësisht dhe thirrje të dy krerëve që të mos humbasim raundin e tretë por të gjejmë zgjidhjen përfundimtare pasi nuk duhet humbur dhe vjeshta e cila është një shanc për marrjen e Statusis Kandidat në BE.
Aji ka shprehur se sjellje të tilla që shprehin nivel të lartë kulture nuk duhet t'i mungojnë politikanëve shqiptarë.
"Ato duhet të vazhdojnë të zhvillohen në klimë mirëbesimi, parimore, transparente, me sens të fortë përgjegjshmërie dhe llogaridhënieje para publikut shqiptar për publikun shqiptar, të jenë pjesë e shprehive dhe mendësisë demokratike euroatlantike. Liderët politikë duhet të vazhdojnë t`i kryejnë me përgjegjësi të lartë detyrat e tyre dhe të vendosin interesat e vendit përmbi interesat partiake, si edhe interesat publike përmbi interesat vetjake” thekson Nano.
Gjithashtu ai siguron se nëse do të jetë Presidenti i Republikës, ai do të bëhet garant i kushtetutës, garant i përmbushjes së të gjitha reformave, si edhe garant e i përkushtuar që, të gjithë së bashku. “Presidenti dhe Liderat Politikë të angazhohen plotësisht që në vitin 2013 në Shqipëri të organizohen zgjedhjet e para themeluese të lira, të ndershme e te pakontestuara, si shprehje e vullnetit, kulturës politike dhe standarteve më të mira Europiane”.
Nano ka vlerësuar dhe ndihmë e madhe të trojkës Ambasadorit të SHBA Aleksandër Arvizu, Ambasadorit të BE Etore Sekui dhe Ambasadorit të OSBE Eugen Volfarth.