English

Berisha pret në takim përfaqësuesit e shërbimit zjarrfikës nga Austria

Kryeministri Berisha priti sot në takim zotin Volfgang Grossruck, deputet i Parlamentit Austriak dhe Nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Zoti Grossruck shoqërohej në këtë takim nga një përfaqësi e shërbimit zjarrëfikës nga dy komuna të Austrisë.

Zoti Grossruck falenderoi kryeministrin Berisha për pritjen dhe e njohu atë me qëllimin e vizitës së këtij delegacioni. Në vijim të premtimit të bërë një vit më parë këto dy komuna do ti dhurojnë nga një makinë zjarrëfikëse përkatësisht qyteteve të Krujës dhe Vlorës si dhe do ti ofrojnë trajnim efektivave zjarrëfikës të këtyre qyteteve.

Kryeministri e falenderoi zotin Grossruck dhe përfaqësuesit e shërbimit zjarrëfikës për këtë ndihmë bujare dhe angazhimin e sinqertë për të ndihmuar Shqipërinë në këtë sektor jetik për komunitetin.

Në takim u dikutua edhe për forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen në këtë sektor dhe krijimit të komponentit vullnetar si një element i rëndësishëm për këtë shërbim.

KOMENTE