English

Gruaja 55 vjeçare vret burrin dhe vajzën e saj adoleshente

Një grua 55-vjeçare ka qëlluar për vdekje bashkëshortin e saj Rubeni Johnson dhe vajzën adoleshente Aaliyah, duke mbajtur më pas trupat e tyre në shtëpi për tri ditë, sipas policisë.

Regina Johnson, nga San Diego, është akuzuar me dy akuza për vrasje të shkallës së parë, pasi trupat e Rubenit burrit të saj, 56, dhe vajzës Aaliyah, 14, u zbuluan të shtunën.
Policia beson se ata ishin qëlluar të mërkurën dhe ishin shtrirë në shtëpi qysh atëhere.

Ata nuk kanë krijuar ende një motiv. Ndërkohë miqtë dhe komshinjtë e përshkruajnë si një familje të qetë dhe të lumtur. Asnjë nuk mund të mendojë si ka mundësi që gruaj të bënte një veprim të tillë.
Hetimet nga ana e policisë vazhdojnë.

KOMENTE