English

Mjekime natyrore për dhimbje veshi

Në sëmundjet e veshit marrin pjesë edhe shumë faktorë të tjerë, që bëjnë pjesë në këtë sëmundje të këtij organi, si dylli në vesh, farunkula në kanalin e jashtëm të veshit, çarja e daulles së veshit, atiti i jashtëm dhe ai i huaj, sëmundja e minierit dhe shurdhimi.
Grumbullimi i sekrecioneve të dyllit në kanalin e jashtëm të veshit mund të japë një dhimbje të lehtë, ndjenjë kruajtjeje, në disa raste marrje mendsh dhe ulje të dëgjimt ose shurdhim i menjëhershëm, si rezultat i mbylljes së kanalit. Kjo diagnozë mjekohet vetëm duke bërë larje të kanalit të veshit, duke bërë përdorur lavazh me ujë të vakët në temperaturën 37 gradë. Kurse farunkulat ose absceset në kanalin e jashtëm të veshit japin gjithmonë dhimbje të forta dhe të padurueshme. Shkak është infektimi prej mikrobeve të ndryshme, që më shpesh ndodh prej traumave të vogla, që provokojnë kruarjen e veshit. Atiti i jashtëm është infektimi prej mikrobeve të ndryshme të kanalit të jashtëm të veshit, i cili mund të përhapet në llapën e veshit, më shpesh është pasojë e gërvishtjeve dhe kruarjeve, ose prej infeksionit të krijuar në vesh. Ai shfaqet me skuqje të veshit dhe kanalit, të kruajtura, dhimbje, enjtje që mbyll kanalin e sekrecioneve, mund të zmadhohen gjendrat limfatike të nofullës ose prapa veshit.
Çarja e daulles së veshit mund të bëhet kur tentohet për heqjen e trupave të huaj, kur kruhet veshi me sende të mprehta ose prej shtimit të papritur të presionit të ajrit në kanalin e veshit, nga goditjet me shuplaka në vesh, gjatë zbritjeve të shpejta të aeroplanit. Sëmundja e minierit është një sëmundje e labirintit, që karakterizohet me kriza të menjëhershme. Marrje mendsh me zhurmë në vesh, me çregullime të qarkullimit të gjakut, zbehje djersë të ftohta, të përziera. Kriza është shumë e mundimshme për të sëmurin. Shpesh ai është në gjendje ankthi, mund të shoqërohet me të fikët.

Disa kura popullore për lehtësimin e dhimbjes së veshit.

Hudhra

Nxehni një thelb hudhre në vaj ulliri. Lëreni të ftohet, duhet të jetë e ngrohtë, por jo shumë. Vajin e derdhni në vesh, lëreni të qëndrojë 5-10 minuta, pastaj ktheni kokën në anë tjetër që vaji të dalë dhe gjatë kësaj përdorni fashë ose pecetë ose diçka që do të thithë vajin. Kurrsesi mos vëni hudhër të gjallë në vesh, sepse mund të nxisë irritimin e lëkurës dhe therje apo djegie.

Kanella

Përzini pak kanellë me vaj ulliri dhe pastaj nxeheni. Kur bëhet e nxehtë, largojeni nga zjarri dhe lëreni që të ftohet derisa të bëhet e vakët. Kulloni përzierjen, ndërsa vajin e vërë në vesh. Lëreni të veprojë 5 deri 10 minuta.

Bar veshi

Siç e ka emërtuar shumë mirë edhe populli, bar veshi është bimë e cila me shekuj përdoret për shërimin e inflamacioneve të ndryshme. Merrni disa gjethe të kësaj bime, preni dhe shtrydhni lëngun në vesh. Lëreni të veprojë disa minuta, dhimbja do të reduktohet. Lëngun e bar veshit mundeni edhe ta nxehni që ta keni sa më përshtatshëm.

KOMENTE