English

Rrugët e Tiranës përmbyten nga shirat. Disa rrugë problematike

Pas rreshjeve të rëna gjatë natës deri në mëngjes, janë shfaqur dhe problemet në qytetin e Tiranës sidomos me qarkullimin.

Bashkia e Tiranës dhe policia bashkiake po punojnë për të normalizuar situatën duke mobilizuar edhe gjithë punonjësit e ujësjellësit dhe operatorët e pastrimit, me qëllim rikthimin e situatës në normalitet. Po kështu, po bashkëpunohet me Shërbimin Zjarrfikës, për të bërë të mundur largimin e ujit me bote, në pjesët më problematike.

Për të gjithë ata që lëvizin me makina të kenë kujdes dhe të llogarisin kohën e tyre pasi disa rrugë janë problematike.
Situata më problematike nga rreshjet paraqitet kryesisht në rrugën "Don Bosko", në "Kombinat", tek rruga "Hoxha Tahsim", në drejtim të Farmacisë 10 dhe tek Ura e Madhe e Dajtit.

KOMENTE