Një vajzë 24 vjeçare ra nga kati i 17-të dhe vdiq në vend në St Petersburg.
Ajo vdiq gjatë mësimit të parë të saj të Parkour, i cili konsiston në ngjitjen, kacvjerjen, rrokullisjet dhe kërcimet nga ndërtesat e larta.
Një sport që në Rusi praktikohet nga shumë të rinj të cilët duan të bëjnë kërcime nëpër ndërtesa të larta duke rrezikuar jetën e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Martynovskaya, në St Petersburg, Rusi.
Vjaza qe ngjitur në çatinë e një ndërtese me 4 burra dhe motrën e saj më të madhe.
Burrat u hodhën dhe i kërkuan dhe vajzave që të hidhen. Motra më e madhe nuk pranoi ndërsa kjo tjetra pranoi por pati një fund të hidhur. Më pas burrat u larguan nga skena.
Është e paqartë pse vajza nuk ka filluar mësimin nga një lartësi më e vogël si shumica e praktikuesve të Parkour.
Një incident i ngjashëm u zhvillua në Krasnodar të Rusisë në vitin 2010.
Një adoleshent i ri ishte duke u përpjekur të kalonte një hendek kur ai ra poshtë nga kati i katërt i një ndërtese e cila ishte në ndërtim e sipër dhe vdiq.
Ka pasur edhe raste të tjerë ku të rinjtë kanë vdekur gjatë përpjekjes që të hidhen nga lartësi të rrezikshme.
Parkour është një përzierje e akrobacisë dhe atletikës dhe u themelua nga David Belle në Francë në fillim të viteve 1990.