English

Lëkundje tërmeti në Veri të Italisë

Sikur të mos mjaftonin 2 tërmetet e rëna më parë në Itali, të tjera lëkundje janë ndierë me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter në orën 04:08:30 në veri të Italisë.

Ravenna, Cervia dhe Alfonsine janë zonat që i kanë ndierë më shumë këto lëkundje.
Sipas burimeve italiane nuk ka dëme në njerëz vetëm në Pesaro kanë rrënë pjesë të një pallati të vjetër.

Sipas Institutit Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, epiqendra ishte 7 km (4.3 milje) në verilindje të Ravennas.

KOMENTE