Në mbështetje të urdhrit nr. 213 Prot., datë 18.05.2012 të Ministrit të Drejtësisë “Për caktimin e datës së konkurrimit, kriteret dhe procedurën e organizimit dhe shpalljes së rezultateve të provimit të datës që do të zhvillohet provimi”, bëjmë me dije se rezultatet për provimin e kualifikimit për ushtrimin e profesionit të noterit (Procesverbali Nr. 2 i Komisionit të Kualifikimit të Noterëve- që përmban kodin, emrin, mbiemrin, pikët në testin teorik, pikët në testin praktik dhe pikët në total), janë publikuar dje në datë 05.06.2012, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë.