Vetëm disa ditë më parë macja e quajtur Tom u quajt si macja më e shëndoshë në botë. Ajo peshonte 14.9 kg.
Por një tjetër mace ka dalë në horizont që peshon më tepër se macja Tom.
Macja Garfield, nga New York ka një peshë 18 kg.
Macja Garefield preferon të hajë çdo lloj ushqimi që i jepet. Ajo është aq e mirë dhe e qetë dhe asnjëherë nuk bën naze në të ngrënë.
Macja ndihet e shëndetshme por rrezikon që t'i shfaqen problemet e tensionit dhe të zemrës si dhe diabeti, i cili është po aq i rrezikshëm te macet.
Macja qëndron në një qendër për kujdesjen e kafshëve pasi pronari i saj vdiq. Tani macja është futur në trajtim diete për humbjen gradualisht të kg të tepërt.