Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto u takua me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, z. Stefano Sanino.
Ministri vlerësoi mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm të institucioneve evropiane, dhe falenderoi z. Sannino për përpjekjet e tij personale për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.
Në takim u dhanë mesazhe të qarta se procesi i integrimit duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës, dhe që palët të dalin mbi interesat partiake. Ecja përpara e reformave të nisura është e domosdoshme me qëllim që klima pozitive e krijuar pas Këshillit të Stabilizim Asociimit më 15 maj të kapitalizohet me marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria.