English

Presidenti serb Nikoliç, nëse viziton Kosovën pa leje, do të arrestohet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, të enjten ka paralajamëruar nëse presidenti i i ri i Serbisë do të futet në Kosovë pa lajmëruar do të arrestohet, por dhe nëse shfrytëzon burimet ilegale për tu futur përsëri masa e arrestimit do të jetë e njëjtë.

“Kushdo që hyn pa leje në vendin tonë rrezikon që të ndeshet me ligjet tona dhe që të arrestohet. Nuk kemi dëshirë që të vihet deri te ajo pozitë me presidentin e Serbisë, mirëpo kushdo që e shkel ligjin është i barabartë”, ka thënë i Zëvendëskryeministri Kuçi, njofton “Koha Ditore”. Kjo vjen pasi presidenti Serb ka shprehur dëshirën për të vizituar Veriun e Kosovës.

Por qeveria e Kosovës ka theksuar se “Ne e kemi një marrëveshje me BE-në në raport me këto vizita, në anën tjetër, duhet që të ndiqen të gjitha procedurat dhe ne do ta shqyrtojmë duke marrë parasysh interesin e vendit, Kushtetutën dhe ligjet tona”

KOMENTE