Sapo ka nisur dhe raundi i tretë në Kuvend për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit edhe pse nuk ka asnjë emër konkret për të cilin duhet votuar.
Për pasojë, votimi i tretë do të quhet i ezauruar, “votim i kryer pa asnjë kandidat”. Në këto kushte, edhe raundi i tretë i votimit në Kuvend parashikohet të ‘digjet’ sërish, sikurse dy raundet paraardhës pa asnjë kandidat në konkurrim.
Sipas nenit 87 të Kushtetutës, komisioni i Ligjeve, e quan votimin të kryer edhe kur në garë nuk paraqitet asnjë kandidat”, thuhet në raportin përkatës, që do i paraqitet për informim seancës së sotme plenare.
Dy raundet e para të votimit për presidentin e ri të vendit u mbyllën pa kandidatë. I vetmi kandidat për President mbetet gjyqtari, Xhezair Zaganjori, i propozuar nga maxhoranca, por që opozita nuk ka dhënë konsesusin pasi e cilëson si kandidaturë të njëanshme.