Pas tërheqjes së kandidaturës për president të propozuar nga qeveria, hapet rruga për negociata të reja midis pozitës dhe opozitës.
Një ditë para raundit të 4-ët burime thonë se do të mbahet një takim tjetë Berisha-Rama.
Më herët kreu i PS, Rama në një konferencë për shtyp deklaroi se mundësia për konsensus për t`i dhënë vendit një president konsensual është shumë afër, duke konfirmuar gatishmerinë për të pranuar çdo ftesë për dialog e negociata për të zgjedhur në mënyrë konsensuale presidentin e ardhshëm.
Ndërkohë dhe kryetari i LSI-së Ilir Meta është shprehur për mediat:
"Unë besoj se gjatë ditë së sotme apo gjatë mbrëmje së sotme ne do të bëjmë konsultime si drejtues të partive të mazhorancës dhe shpresoj që gjatë ditës
së nesërme të jetë e mundur që të realizohet edhe një takim i nivelit më të lartë, në mënyrë që të shkohet drejt një zgjidhje konsensuale për ditën e hënë".