English

Tuneli i Kërrabës. Berisha merr pjesë në hapjen e tij

Është hapur tuneli i Kërrabës, pjesë e autostradës Tiranë-Elbasan në një ceremoni të posaçme ku morri pjesë dhe kryeministri Berisha i shoqëruar nga ministra të kabinetit të tij.

"Kjo është një ditë historike për qytetarët e Tiranës, Elbasanit dhe të gjithë atyre që janë udhëtarë të këtij segmenti. Tirana dhe Elbasani bashkohen me dritën e këtij tuneli. Sot realizohet bashkimi i të dy anëve të një prej segmenteve më nevralgjike të infrastrukturës së vendit. Tuneli dhe rruga Tiranë-Elbasan janë segmenti më i rëndësishëm i Korridorit të Tetë", tha Berisha.
Por gjatë fjalës së tij ai i kujtoi kryetarit Rama votat kundër, nga ana e tij, për këtë projekt si dhe i bëri thirrje të mos pengojë deputetët për të vizituar këtë vepër të madhe.

KOMENTE