Lidhja Shqiptare e Prizrenit, mbushi sot, 134 vjet nga formimi i saj. Kryeministri Berisha i shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij zonja Liri Berisha, mori pjesë sot në manifestimin qendror të organizuar në komunën e Prizrenit me rastin e 134 Vjetorit të mbajtjes së Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Të pranishëm në këtë aktivitet festiv, i cili u zhvillua në shtëpinë muze të Lidhjes së Prizrenit, ishin Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, personalitete të tjerë të lartë të Kosovës, Kryetari i Komunës së Prizrenit z. Ramadan Muja, deputetë, ministra, intelektualë nga Shqipëria dhe Kosova, etj. Pas ekzekutimit te himnit tonë kombëtar dhe atij shtetëror të Republikës së Kosovës dhe përshëndetjeve të personaliteteve, të pranishmit ndoqën një program artistik.
Ky përvjetor i 134 i Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, vjen si një kontribut në kuadër të aktiviteteve dhe festimeve, në nderim të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Më 10 qershor 1878, mbi 300 përfaqësues nga gati të gjitha viset shqiptare, në Prizrenin historik, artikuluan kërkesat legjitime për pavarësi të shqiptarëve në të gjitha trojet e tyre. Lidhja ishte lëvizja e parë e madhe e organizuar politikisht, administrativisht dhe ushtarakisht për të krijuar një rajon të bashkuar shqiptar. Kjo Lidhje, paraqet bashkimin më të rëndësishëm të shqiptarëve që nga koha e Skënderbeut, pasi të gjithë shqiptarët u bënë bashkë në kërkesat e tyre kombëtare. Lidhja e Prizrenit i parapriu edhe aktit të ardhshëm