Babai i saj dhe vëllezërve të saj, Michael Jackson shpesh kur dilte në publik me fëmijët u vishte një sërë maskash në përpjekje për të mbajtur fëmijët lsrg nga syri i paparacëve.
Tani, vajza e mbretit të Pop-it Paris Jackson ka folur hapur në lidhje me atë kohë, duke e përshkruar si periudhën më konfuze në jetën e saj.
Por në intervistën "Next Chapter" nga Oprah, e cila transmetohet të dielën 14-vjeçarja thotë se ajo tani e kupton se cili ishte qëllimi i babait të saj.
Ajo tregon se - donim që ne ta jetonim të qetë dhe normale jetën si fëmijë, pasi ai vetë pothuajse nuk e ka jetuar jetën e fëmijërisë pasi ishte i mbyllur në studion ndërsa fëmijët e tjerë luanin jashtë. Dhe këtë gjë ai e donte tek ne.
Më pas Paris flet për vdekjen e të atit, mardhëniet me hallën e saj Janet Jackson si dhe edukimin e saj.
Intervista do të transmetohet të dielën në kanalet amerikane ku pritet të sjellë një numër të madh shikuesish.