English

4 turistë nga Guatemala humbin në malin e Dajtit

4 turistë nga Guatemala që i përkisnin sektit fetar të Kishës Ungjillore në Tiranë kanë shkuar për ekspeditë në Malin e Dajtit por kanë humbur rrugën dhe pas 10 orësh janë gejtur nga forcat RENEA përmes vëzhgimit nga lart me helikopter.

4 turistët një femër dhe 3 meshkuj qenë nisur dje në mëngjes me këmbë drejt Malit të Dajtit, por kanë humbur rrugën dhe nuk e gjenin dot më, duke vënë në lëvizje efektivët e Komisariatit nr.4 të Tiranës. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të cilët kanë vënë në lëvizje edhe helikopterin e ushtrisë për të gjetur vendndodhjen e katër turistëve. Sipas këtyre të dhënave, mësohet se turistët, që në orët e para të mëngjesin ishin nisur drejt malit të Dajtit në këmbë, për një ekspeditë ditore për tu kthyer më pas në Tiranë, por, rrugës është marrë një sinjal për ndihmë.
Pasi është dhënë sinjali në polici telefoni i tyre nuk ka punuar më. Atëherë forcat e policisë janë angazhuar për gjetjen e turistëve. Pas 10 orësh përpjekjesh ata u lokalizuan në Malin me Gropa. Ata u kthyen nga forcat RENEA në Tiranë dhe u bë e qartë se ata kishin humbur rrugën dhe aspak për qëllime kriminale.

KOMENTE