Sot pritet të votohet nga kuvendi kandidatura për president e Artan Hoxhës e propozuar nga mazhoranca, e cila u bë e ditur nga vetë lryeministri Berisha mbrëmë pas takimit të liderëve politikë.
“Mazhoranca vendosi që të paraqesë për votim në Parlament një personalitet të shquar të shoqërisë civile dhe publicistikës shqiptare, drejtuesin e Institutit të Studimeve Bashkohore, institut ky që është dhe hartuesi i të gjitha ligjeve të reformave ekonomike, veçanërisht ekonomike gjatë së paku 12 viteve të fundit”, tha kryeministri.
Por përveç kandidaturës së Hoxhës në takim ishin paraqitur dhe tre kandidatura të tjera, Ministri i saj i Mbrotjes Arben Imami, ai i Brendshëm Bujar Nishani si dhe këshilltari ekonomik i kryeministrit, Petraq Milo.
Por sipas kryetarit të opozitës Edi Rama, të gjithë emrat ishin të dalë nga mazharonca dhe për këtë nuk kishte sesi të kishte konsensus.
“Zhvillimi i tryezës ishte i tillë që e bëri, praktikisht, të pamundur shtjellimin e mëtejshëm të një momenti dialogu dhe bashkërendimi të energjive dhe të forcave për të arritur në një zgjidhje konsensuale. Qeveria erdhi me një ofertë të kufizuar brenda oborrit të saj, e cila ishte një ofertë, që praktikisht ia bënte të pamundur opozitës mbështetjen me votë të cilësdo prej kandidaturave të ofruara"
Por sot emri i Artan Hoxhës pritet të votohet vetëm zyrtarisht pasi ai i ka të gjitha votat vetëm nga opozita, por asnjëherë nuk i dihet se gjithçka mund të ndryshojë në minutën e fundit.