David Cameron dhe gruaja e tij, Samantha, harruan vajzën e tyre 8 vjeçare, Nancy, në një lokal pas drekës së të dielës, ka konfirmuar Downing Street.
Ajo ka raportuar, se vajza ka shpenzuar rreth 15 minuta në Plough Inn në Cadsden në Buckinghamshire para se zoti Cameron të ktheheshe pë ta marrë atë.
Çifti ishte "shqetësuar", kur ata e kuptuan se Nancy nuk ishte me ta.
Ai tha se kjo ka ndodhur "disa muaj më parë".
Pijetorja është pranë vendbanimit të zotit Cameron, rezidencës Chequers.
Camerons ishte në pub me Nancy dhe fëmijët e tij të tjerë si dhe me 2 familje të tjera.
Pas largimit, zoti Cameron shkoi në shtëpi në një makinë me truprojat e tij dhe mendonte se Nancy ishte me gruan dhe fëmijët e tyre të tjerë në një tjetër makinë.
Zonja Cameron kishte menduar se vajza e saj e madhe ishte me babain e saj. Gabimi u zbulua kur ata arritën në shtëpi. Kur Kryeministri u kthye për të marrë Nancy, ai gjeti se ajo po ndihmonte stafin e lokalit.
Një zëdhënës i Downing Street tha: "Kryeministri dhe Samantha ishin të shqetësuar, kur ata kuptuan se Nancy nuk ishte me ta.
"Fatmirësisht kur ata i telefonuan lokalit ajo ishte aty e sigurt dhe mirë. Kryeministri zbriti menjëherë për të marrë atë."