English

Parlamenti po voton për kandidaturën e Bujar Nishanit

Ndërkohë që emri i Bujar Nishanit është zyrtarizuar si kandidat për president, ka filluar dhe votimi në parlament lidhur me emrin e Nishanit.

Deputetët kanë filluar votimin sipas radhës së tyre, ndërsa deputetët socialistë nuk kanë pranuar të marrin fletën e tyre të votimit ashtu siç ishte vendosur në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste.

Ndërkohë Ambasadori i akredituar i SHBA-së në Tiranë i ka dhënë bekimin kandidatit të ofruar nga mazhoranca për Kreun e ri të Shtetit, Bujar Nishani. Përmes një mesazhi në celular Arvizu i shpreh konsideratë të lartë ndaj figurës së tij.

KOMENTE