English

Rama, reagon pas tërheqjes së Artan Hoxhës. Kriza po thellohet

Reagimet kanë erdhur direkt nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama pas tërheqjese së kandidaturës Artan Hoxha.
Rama ka reaguar përmes një konference të shkurtër për shtyp duke e theksuar se kandidatura tjetër e maxhorancës për president, Bujar Nishani është krejtësisht e papranueshme dhe larg konsensusit më minimal.
“Si mund të kalohet drejt një kandidature që është tërësisht mishërim i një pale të vetme. Si mund të imponohet një kandidaturë që nuk përfaqëson asgjë më shumë se PD dhe nuk përbën asnjë lloj baze për të krijuar kushtet për konsensusin më minimal e jo për atë maksimal që ne kërkojmë jo për interesin e PS e as për ndonjë përfitim politik, por interesin kombëtar e publik në këtë moment të të rëndësishëm. Aktualisht po vërtetohet ajo që kemi thënë që në fillim, se rruga e arsyes është ajo që i çon palët në një pikë takim rreth një kandidature që të marrë mbështetjen e të gjitha palëve, rruga e krizës jo vetëm i largon palët, por largon vendin nga rruga drejt provimit të 12 tetorit në Bruksel dhe krijon kushtet e një izolimi me duart tona të vendit tonë ndërkohë që BE pret sinjalet e nevojshme të na afrojë më pranë. Kandidati i sapo tërhequr ishte një kandidaturë që ne e refuzuam sepse nuk kishte asnjë mundësi që të jepnim mbështetjen tonë. Por kriza po thellohet dhe unë e përsëris se një krizë është edhe një mundësi për të dalë prej saj përmes një hapi të ri në drejtim të kundërt me inercinë e krizës. Është e pa arsyeshme që të kalohet edhe më poshtë dhe spirancat e kriza ta përpijnë atë. Ne jemi të angazhuar për të shpëtuar mundësinë e Shqipërisë që të hedhë hapin drejt BE-së dhe shansin që shqiptarët të mund të gëzojnë në 100-vjetorine e pavarësisë të qënin pjesë me statusin e vendit kandiat” është prenoncuar Rama para mediave.

KOMENTE