Është dhunuar përsëri varri i Enver Hoxhës dje në varrezat e Sharrës. Lajmin e ka konfirmuar djali i tij Ilir Hoxha i cili është lajmëruar për dhunimin e varrit të babait të tij.
Ai pasi ka shkuar dhe ka verifikuar dhunimin e varrit ka denoncuar në polici pasi i takon shtetit të mbrojë banesën e fundit të shtetasve të tij, qofshin këto në varreza publike apo varret e dëshmorëve, si dhe figurave të tjera historike. Prandaj edhe ne kerkojmë nga shteti që të merren masa dhe t’i jepet fund këtyre akteve barbare që nuk nderojnë askënd, ka qënë dhe prenoncimi i tij për gazetën Shekulli.
Nuk është hera e parë që varri i Enver Hoxhës është dhunuar, por këtë herë ai ishte pothuajse shkatërruar në pjesën e sipërme të tij.
Aktet ushqehen nga propaganda e egër që ka rinisur. Sot flasin për 100 vjetor dhe bëjnë sikur harrojnë që është protagonist i 50 viteve pavarësi, shprehet Ilir Hoxha.