Kjo është një gjendje e cila ka rezultuar për Liu Jiangli e cila po kalon trauma sa për të gjithë njerëzit e kësaj bote.
Vajza ka lindur me një shtresë të trashë lesh të zi në fytyrën e saj dhe më shumë e 60 përqind e trupit të saj është e mbuluar.
Sikur të mos mjaftonte kjo fatkeqësi atë e ndjekin të tjera gjatë jetë së saj prej fëmije.
Ajo braktiset nga prindërit e saj të cilët e shpunë një ditë në çerdhe dhe kurrë nuk u kthyen për ta marrë më.
Më pas, pas njoftimeve të shumta të bëra nga çerdhja erdhi për ta parë vetëm gjyshi i njërit prej kushërinjve të saj i cili e morri dhe tashmë ajo është 6 vjeç dhe jeton në qytetin Guiyang në provincën Guizhou të Kinës jugperëndimore
Ajo është si gjithë fëmijët e tjerë edhe pse miqtë e saj kanë frikë prej saj, duke e bërë atë që të ndihet e vetmuar.
Kjo sëmundje është tepër e rrallë dhe prek 1 në një miliard njerëz dhe është quajtur Hypertrichosis Universalis, por deri tani nuk ka asnjë lloj kurimi.