English

Kujtesë super të fortë

Kënaqësia verore për kujtesë më të mirë

Frape nga boronica, e cila është e pasur me antioksidantë, është ilaç i duhur për trurin sepse përmirëson dhe mpreh kujtesën. Përzieni mirë ¾ e filxhanit me boronicë, ½ e filxhanit me lëng shegash, ¼ e filxhanit jogurt pa yndyrë nga vanilja, 3-5 kubëza akull dhe lëng limoni të shtrydhur. Shijoni pijen e shëndetshme.
Boronica ndihmon për: përmirësim të të parit pastrim të arterieve më shumë antioksidues për mbrojte ndaj sëmundjeve forcim të enëve të gjakut shtim të kujtesës ndalim të infeksioneve të traktit urinar kthim mbrapsht të rënieve të aftësive mendore dhe fizike të lidhura me moshën ndikim në kontrollim të peshës trupore. A dëshironi të keni kujtesë të mprehtë? Provoni boronicat.

Doni të ulni faktorët rrezikues nga disa lloje të kancerit?
Renditeni boronicat si pjesë të përditshme të dietës suaj. E sigurisht që dëshironi një burim të mirë natyral të antioksiduesve për shëndet optimal? Lista e gjatë e të mirave shëndetësore të lidhura me boronicën është bërë e njohur në publik po aq sa ka me vite e njohur tek komunitetet shëndetësore dhe ato hulumtuese dhe tek kultivuesit profesionalë të boronicave.

Jogurti ushqen trurin dhe muskujt.

Jogurti pa yndyrë në mënyrë efikase shëron lodhjen sepse përmban karbohidrate me kualitet të lartë të cilat janë lëndë djegëse për tru dhe i japin forcë muskujve. Për dallim nga jogurti i zakonshëm ai grek ka dyfish më shumë proteina. Mund ta hani me pemë, fruta arrore ose fara liri.
Xhenxhefili në cornflakes më i mirë se ilaçi.

Rrënja e xhenxhefilit përmban materie që veprojnë ngjashëm si ilaçe kundërinflamatore. Nëse i shtohet ushqimit, është ilaç efektiv për inflamacion të muskujve dhe nyjave. Grini në rende xhenxhefilin e freskët përmbi cornflakes, shtojani çajit të nxehtë ose recetës për biskota çaji.

KOMENTE