Kanë dërguar urimet e tyre për presidentin e ri edhe presidentja e Kosovës Jahjaga dhe kryeministri Thaçi.
Përmes telegrameve kanë uruar zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanin.
“Republika e Kosovës i sheh me dashamirësi të gjitha përparimet e Shqipërisë dhe avancimin e proceseve demokratike, të parlamentarizmit dhe të ndarjes së pushteteve si dhe avancimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut”, thuhet në telegramin e zonjës Jahjaga.
Ndërsa në teklegramin e kryeministrit Thaçi thuhej: "zgjedhja e Nishanit në krye të shtetit, është edhe një arrtije për demokracinë shqiptare dhe shenjë e gatishmërisë së Shqipërisë për të ecur e sigurt nga e ardhmja. “Shteti shqiptar ka luajtur dhe luan rol të rëndësishëm në rajonin tonë, dhe çdo stabilitet, përparim dhe arritje demokratike është fitore për qytetarët eShqipërisë, për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë”