“Nëse do të ketë rritje të azilkërkueve atëherë Belgjika do të rishikojë liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Për momentin janë 45 kërkesa në muaj që bëhen prej shqiptarëve ku 90 % e tyre janë nga Shkodra. Edhe pse Shqipëria është një shtet i sigurtë sa i takon azilit dhe emigracionit, shteti shqiptar duhet të marrë masa ndaj azilit për gjakmarrje. Krahasuar me vitin e kaluar ka pas një ulje të numrit të azilkërkuesve çka tregon angazhimin e shtetit shqiptar për uljen e këtij fenomeni" ka theksuar Sekretarja belge për emigracionin Moggie de Block gjatë një takimi në qytetin e Shkodrës.
Gjithashtu ajo ka takuar dhe drejtorin e policisë së shtetit Hysni Burgaj, ku i ka kërkuar marrje të masave për ndalimin e azilkërkuesve.