English

Dita botërore e dhurimit të gjakut. Çdo dhurues është një hero

Dita Botërore e dhuruesit të gjakut është ditë që u kushtohet dhuruesve të gjakut për hir të sakrificës që ata bëjnë si dhe rritjes së ndërgjegjies për të pasur sa më tepër dhurues vullnetarë të gjakut. Kjo ditë mbahet çdo 14 qershor të çdo viti duke filluar nga viti 2004. Në vitin 2007 tema ishte : "Gjak i sigurtë për një mëmësi të sigurtë"
Ndërsa ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë nën udhëheqjen personale të ministrit Petrit Vasilika, nisur një fushatë sensibilizuese për rritjen e dhuruesve vullnetarë të gjakut nën moton “Çdo dhurues është një hero”.
"Jemi së bashku për të lançuar publikisht një seri aktivitetesh të cilat do të zhvillohen nën shenjë për dhurimin e gjakut por për ta konsideruar dhe konceptuar këtë fusharë si një seri aktiviteteshë që dalin nga kuadri i një dite të vetme dhe për t`i dhënë dhurimit të gjakur dimensionin që ai kërkon. Motoja ka një simbolik të veçantë, e cila është konsideruar si shumë e gjetur dhe është “ Çdo dhurues është një hero” pasi ne vlerësojmë si të tillë ata të cilët shpëtojnë jetë njeriu. “Pjesa më e madhe e gjakut sigurohet nga vullnetarët. Më parë ka qenë pjesa më e madhe nga dhurues me pagesë. Nga 130 dhurues vullnetarë të rregullt janë 270 këtë vit. Janë 6000 dhurime gjaku. Nga 5 dhurime që kemi patur për 1000 banorë në 2006, sot kemi 8.7, një rritje thuajse në 60 përqind," është shprehur Vasili gjatë një konference për shtyp.

KOMENTE