English

Arvizu: Hiqni dorë nga paragjykimet mbi LGBT

Sot në Tiranë është zhvilluar konferenca rajonale për të drejtat e LGBT-së e cila është përshëndetur dhe nga Sekretarja e shtetit amerikan Hillary Clinton e cila ka theksuar se të drejtat e tyre duhen mbështetur.

Në konferencën e zhvilluar morri pjesë dhe ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu i cili duke mbajtur fjalën e tij theksoi:
“Sulmet vazhdojnë sot edhe në SHBA dhe në vendet tjera dhe ka vende ku ato nxiten nga qeveria. Sipas raportit të vitit 2012, 78 vende të botës kanë ende në legjislacionin e tyre kriminalitetin ndaj personave gay. SHBA do të vazhdojnë të qëndrojnë të palëkundur që të mbështesin të drejtat e komunitetit LGBT pasi të drejtat e tyre janë të drejtat e njeriut" Ai gjithashtu ka bërë thirrje për të hequr dorë nga paragjykimet pasi ato i përkasin një kohe të kaluar.
Lidhur me paradën që do të zhvillohej në Tiranë në 17 Maj ai u shpreh: “Media raportoi se në Tiranë do të mbahej një paradë Gay. Në fakt nuk ishte e tillë. Disa reaguan në mënyrë të turpshme dhe kërkuan që aktiviteti të ndalohej dhe të dënoheshin edhe aktivistët. Kjo nuk duhet të ndodhë më”.
Pjesëmarrës të tjerë ishin dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i cil theksoi se toleranca nuk është koncept, por si një virtyt i provuar i shqiptarëve përmes shekujve të errët të historisë do të vazhdojë të jetë vlerë dhe një nxitës në rrugën evropiane.
Në konferencë merrnin pjesë 17 vende nga rajoni.

KOMENTE