English

100 vjetori i pavarёsisё sё Shqipёrisё. Koncert në Vjenë

Misioni i Republikёs sё Shqipёrisё pranё Organizatave Ndёrkombёtare nё Vjenё organizoi njё koncert harqesh me njё kuartet tё ardhur nga Tirana me rastin e 100 vjetorit tё pavarёsisё sё Shqipёrisё.

I pranishëm në këtë koncert ishte dhe Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto, i cili ndodhej në Vjenë pasi mori pjesë nё sesionin e posacëm të Kёshillit të Pёrhershёm tё OSBE-sё.

Koncerti u zhvillua nё Teatrin prestigjoz tё Operas sё Vjenёs “Musikverein“ qё sivjet kremton 200 vjetorin e themelimit tё tij.

Nё fjalёn e mirёseardhjes Ambasadori i RSH-sё pranё Organizatave Ndёrkombёtare nё Vjenё, Spiro Koçi, shprehu kёnaqёsinё qё ky vit jubilar pёr gjithё shqiptarёt kudo qё ndodhen po festohet edhe kёtu nё Vjenё, me praninё e Zv.Kryeministrit dhe Ministrit tё Punёve tё Jashtme Edmond Haxhinasto.

Me kёtё koncert Misioni feston Presidencёn shqiptare tё Komitetit tё Ministrave tё Kёshillit tё Evropёs dhe pёrkujton anёtarёsimin e Shqipёrisё nё OSBE 21 vjet mё parё, theksoi mё tej Ambasadori Koçi.

Ai shtoi se në kujtesën historike të politikës sonë të jashtme, aderimi në OSBE simbolizoi daljen e Shqipërisë nga izolimi ndërkombëtar dhe pranimin e vlerave universale të drejtave të njeriut, lirive themelore, demokracisë dhe sundimit të ligjit qё OSBE mishёron.

Nё veprimtari morёn pjesё Ambasadorё tё shteteve pjesёmarrёse tё OSBE-sё, pёrfaqёsues tё autoriteteve austriake dhe tё diasporёs shqiptare nё Austri.

Kjo ёshtё veprimtaria e tretё qё Misioni i RSH-sё pranё Organizatave Ndёrkombёtare nё Vjenё zhvillon nё kuadёr tё kremtimit tё 100 vjetorit tё pavarёsisё sё Shqipёrisё.

KOMENTE