Në samitin e Proçesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, që u mbajt në Beograd, Shqipëria ka bllokuar deklaratën e përbashkët.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Selim Belortaja deklaroi se pasi që pjesëmarrësve u është ofruar deklarata e hartuar, pavarësisht vullnetit të mirë, që ka udhëtuar në samit, ai nuk e ka mbështetur tekstin, sepse nuk ka qenë konstruktiv.
“Këtë deklaratë nuk mund ta pranojmë, sepse është e domosdoshme që në të reflektohet përmendja e rëndësisë së marrëveshjeve të arritura(mes Beogradit e Prishtinës) dhe zbatimi i plotë i tyre”, ka thënë Belortaja.
Ai gjatë fjalimit të tij ka përsëritur qëndrimin e Tiranës se Kosovës duhet t’i mundësohet që të jetë anëtarë e barabartë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, sikurse edhe në iniciativat tjera rajonale.
Presidenti serb, Tomillav Nikolliq, ka thënë se për Serbinë, është i papranueshëm propozimi i Shqipërisë, meqë sipas tij, deri më tash nuk është arritur ndonjë marrëveshje për këtë